Kronike

Tjetër rast flagrant në Elbasan, edukatorja dhunon 5-vjeçarin me autizëm

Një edukatore në një kopsht publik të Elbasanit është vënë nën hetim nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë me autizëm. Sipas një sqarimi të Policisë, 57-vjeçare me iniciale O.B., dyshohet se ka keqtrajtuar 5-vjeçarin. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen O. B., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, me profesion edukatore në një kopsht publik, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga autizmi. Shërbimet e Policisë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit”. Kështu sqarohet në njoftimin zyrtar nga forcat e rendit.

TRENDING

Exit mobile version