17/06/2021 , 4:16

Tmerr në Romë, gjendet i pajetë në valixhe një burrë, gruaja: Doja të hiqja qafe trupin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë ku trupi i një 37 vjeçari është gjetur brenda një valixheje në rrugë.

Mediat vendase bëjnë me dije se trupi është pikasur nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar dhe policinë në lidhje me këtë ngjarje.

Trupi është gjetur në sheshin Federico Saço dhe sipas mediave trupi i përket një 37 vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Mediat bëjnë me dije se valixhja ishte e izoluar me ngjitës, e mbuluar nga gjaku dhe e lënë pranë një makine. Viktima ishte sjellë në shesh, nga partnerja e tij, një grua 39-vjeçare e cila u tha oficerëve se partneri i saj kishte vdekur në shtëpi për disa ditë.

 

Ndër të tjera në dëshminë e saj gruaja, në dëshminë e saj, kishte theksuar se për të i vetmi qëllim ishte të hiqte qafe trupin e tij. Gruaja kishte dëshmuar se burri kishte vdekur të hënën nga një mbidozë droge, pasi të dy ishin të varur nga lëndët narkotike.

Për hetuesit mbetet i dyshimtë fakti sesi gruaja, në pamje të parë shumë e dobët kishte arritur të transportonte trupin e burrit, me peshë rreth 90 kg.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin