Kronike

TMERR në Vorë/ 72-vjeçari qëllon me sëpatë pas koke gruan

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Vorë, ku një 72-vjeçar ka qëlluar me sëpatë gruan e tij. Ngjarja ka ndodhur në fashatin në fshatin Breg Shkozë, ku  72-vjeçari Qazim Budlla, pas një zënke për motive të çastit ka qëlluar gruan e tij Vasilika Budalla, 79 vjeçe. Gruaja mësohet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës. 72-vjeçari Budlla dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor, ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup. Ndihma e parë i është dhënë nga qendra shëndetësore e Fushë Krujës.

 

TRENDING

Exit mobile version