Aktualitet

Tmerr/ Trupa të dekompozuar në kontenierin e ardhur nga Serbia, e cila kishte arritur në Paraguaj, nisin hetimet nga policia

Disa trupa të dekompozuar janë gjetur në Paraguaj në një ngarkesë plehrash që vinte nga Serbia. Kontenieri ishte nisur nga Serbia në 21 Korrik dhe arriti në Paraguaj në fillim të kësaj jave përmes Argjentinës në portin e Villetta, 30 km në jug të kryeqytetit Asuncion, thanë autoritetet.

Dyshohet se viktimat ishin kontrabandistë dhe emigrantë të paligjshëm. Dy prej tyre iu gjetën dokumentet e identifikimit që vërtetonin se ishin marokenë, 7 trupat e dekompozuar u zbuluan të premten kur drejtuesit e kompanisë që blen ngarkesën hapën kontenierin.

“Ne supozojmë se ata mbërritën nga vendi i tyre i origjinës dhe kishin planifikuar të udhëtonin në një destinacion afër, por nuk e llogaritën mirë distancën dhe nuk i mbijetuan udhëtimit. Furnizimet që ata kishin – biskota, ujë dhe ushqim të konservuar ishin të mjaftueshme për t’i zgjatur ato për 72 orë.”, tha eksperti mjekësor, ekzamineri Pablo Lemir.

Anija e mallrave ndaloi në Egjipt dhe më pas në Spanjë, përpara se të kalonte përmes portit të Buenos Aires. Policia gjeti gjithashtu çanta me rroba dhe një hapje për ajrosje në kontenier. Autoritetet kanë nisur hetimet, si dhe po kontrollojnë celularët e viktimave për të bërë të mundur identifikimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version