Me qindra hektarë tokë janë nën ujë ne zonën e Tërbufit ne Lushnjë. Dëmet janë të mëdha në sipërfaqet e mbjella me grurë, misër dhe jonxhë.
Sipas fermerëve hidrovoret nuk arrijnë te tërheqin sasinë e madhe te ujit.
Edhe pse çdo vit janë kryer investime përmbytjet janë të pashmangshme. Përveç ndërhyrjes së shtetit specialistet thonë se edhe vetë fermerët duhet të bëjnë punën e tyre, duke pastruar kanalet anës tokave në një prej zonave më pjellore në Myzeqe e cila dikur ka qenë edhe kënetë, e bonifikuar gjatë regjimit komunist.
Top Channel/