NTV
No Result
View All Result
18/02/2021 , 11:43
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
18/02/2021 , 11:43
NTV
No Result
View All Result
Home Sport

Toti, Eskobar dhe burgu/ Jeta për film e bomberit të ri të Serisë A

by Kasaj
23/01/2021 , 12:36
Toti, Eskobar dhe burgu/ Jeta për film e bomberit të ri të Serisë A
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

U desh burgu për ta hequr gishtin nga butoni që ta zinte pluhuri. Për Kokorinin kështu funksionon: Nëse gjërat shkojnë mirë, shtyp butonin e vetëshkatërrimit futbollistik dhe nis të bëjë dëme.

“Tani i marr gjërat më seriozisht, nuk duhet të kisha përfunduar kurrë në burg. Kur i humba të gjitha, familje, shokë dhe top, kuptova se nuk mund të vazhdoja ashtu”. Sot rinis nga 29 vjeç, pasi reflektoi me veten për një vit në një qeli të ngushtë dhe të errët.

BURGU – Në tetor 2018, Kokorin sulmoi një funksionar qeveritar rus së bashku me të vëllain, Kiril, dhe shokun e tyre, Mamaev. Bëri një vit burg, luajti futboll me të burgosurit dhe qau në gjyq gjatë vendimit. “Kriminel… i çmendur”, ishte shiu i kritikave. E pagoi dhe thotë se ka ndryshuar, gati të rikthehet edhe në kombëtare. Vitin e shkuar, në Soçi, shënoi 7 gola në 10 ndeshje pas 400 ditësh stop dhe 345 ditësh burg, më keq shkoi aventura te Spartaku i Moskës (10 ndeshje, 2 gola). Po tani? Pasi flirtoi me Romën shtatorin e shkuar, e mori Fiorentina. Të hënën duhet të vijë për t’u vendosur në dispozicion të Prandelit.

EMOCIONE ROMANE – Meritë e Kapelos, i cili e grumbulloi fillimisht në kombëtaren ruse dhe ia prezantoi Romës: “Besomëni, është një talent”. Kokorin bën një xhiro në Shën Pjetër, ble një fanellë të Totit dhe ulet për të parë finalen e Kupës Roma-Lacio më 26 maj, por në fund qëndron në Rusi. Asnjë akord. Do të rikthehet në 2018 për t’u rikuperuar nga dëmtimi në gju në klinikën “Vila Stjuart”: “Pashë direkt ndeshjet kundër Barcelonës dhe Liverpulit, e dashuroj Romën. Toti është një futbollist fantastik, nga ai kam marrë disa fanella”.

“KOKORINATE” – Nëse jeta e tij do të kishte qenë një film, do të ishte një përzierjeje mes dramës dhe komedisë. Shumë histori, disa të bëjnë të qeshësh, disa të tjera të reflektosh. Si në vitin 2016, kur pas eliminimit të Rusisë në Europian, shkoi në Montekarlo dhe porositi shampanjë 250 mijë euro së bashku me mikun e tij, Pavel Mamaev, të njëjtin e agresionit në kafe.

I kritikuar nga mediat, u pezullua nga kombëtarja për disa muaj. Në 2017-ën u tall me trajnerin e kombëtares, Çerçesov, së bashku me Xhjubën, shokun e skuadrës te Zeniti, duke i imituar mustaqet në “Instagram” me tone tallëse. Rezultati? Sërish jashtë kombëtares dhe të dy munguan në Kupën e Konfederatave.

GAFAT – Njëherë e kapën me striptiste ndërsa ishte i fejuar. Në 2017-ën, u fotografua ndërsa qëllonte me pistoletë në Oseti gjatë dasmës së një shokut të tij (traditë nga ato anë). Makina luksi, vajza të bukura, një transferim blic sepse ndihej i mërzitur. Në 19 korrik 2013 firmosi me Anzhin, një muaj më vonë shkoi te Zeniti, skuadër në të cilën tregoi gjërat më të mira.

Në jetëshkrimin e tij edhe një gafë për Maradonën: 2015, konferenca për shtyp përpara Napoli-Dinamo e Moskës në Ligën e Europës: “Nuk e dija që Diego kishte luajtur këtu”. Si mos të dish që Eskobar ishte bosi i drogës. Në 2017-ën postoi një foto në det dhe veshur mbante fanellën me fytyrën e Pablos.

TALENTI – Në një mënyrë apo në një tjetër, bëri të flitej për të edhe në fushë. Sepse, Kokorin ka shënuar gjithnjë. Kur ishte i vogël, bënte boks, pastaj zgjodhi futbollin. Në fillore fitonte i vetëm turnetë e shkollave në Valujki, ku edhe u rrit. Ishte futbollisti më i ri rus që shënoi të paktën 10 gola në kampionat: 21 vjeç, me Dinamon e Moskës në 2013. Është shënuesi më i ri në historinë e Dinamos dhe më i shpejti që ka shënuar në kombëtare: pas vetëm 13 sekondash, kundër Luksemburgut.

ZENITI – Me Mançinin te Zeniti në 2018-‘19, është sezoni i tij më i mirë me 19 gola, përpara se ta tradhtonte gjuri. Në Shën Pjetërburg fitoi një kampionat, një Kupë dhe një Sukerkupë Rusie. Me kombëtaren ka luajtur në një Botëror dhe dy Europianë: 12 gola në 48 ndeshje. Rreth 3 muaj më parë firmosi me Spartakun, klubi që e skarcoi kur ishte 9 vjeç, sepse ishte shumë i dobët fizikisht dhe ku mori jetë polemika e parë.

Një skaut hapi zërat sipas të cilit Kokorin ka lindur në 1989 dhe jo në 1991. Nuk u konfirmua kurrë. I adoptuar në Moskë dhe i rritur te Lokomotiva, larg familjes: “Vinin një herë në tre muaj”. Në 2008-ën e mori Dinamo dhe pjesa tjetër u bë histori: sherre, goditje në kokë, butona për të shtypur. Por, tani jo më.

PANORAMASPORT.AL

Related Posts

Hungari/ Zyrtarizohet Roshi te Diosgor, kalon me sukses prova mjekësore
Sport

Hungari/ Zyrtarizohet Roshi te Diosgor, kalon me sukses prova mjekësore

18/02/2021 , 10:13
20 miliardë euro në 28 sezone/ Kryeson Bajerni, Juvja e katërta për arkëtime. Ja lista…
Sport

20 miliardë euro në 28 sezone/ Kryeson Bajerni, Juvja e katërta për arkëtime. Ja lista…

16/02/2021 , 14:50
Masat e rrepta anti-COVID/ Olimpiada ndalon përqafimet, por jep 150 mijë prezervativë
Sport

Masat e rrepta anti-COVID/ Olimpiada ndalon përqafimet, por jep 150 mijë prezervativë

16/02/2021 , 12:49

Recent Posts

  • Denoncimi i LSI: Skandal! Një i dënuar për një vepër të rëndë penale rivlerëson banesat e dëmtuara nga tërmeti
  • Varianti brazilian i COVID-19 mbërrin në Kroaci
  • “Do bëhej qameti…”, PD i përgjigjet Ramës për gjendjen e spitaleve: E do mandatin e tretë që të vazhdojë të çojë lekët te…!
  • “Jemi drejt katastrofës me pandeminë”, Rama i përgjigjet Metës: Ka kohë që s’është më President, e mirëkuptoj se LSI…
  • Këto 5 çajra bëjnë mirë për lëkurën dhe flokët me probleme

Kategorite

  • Aktualitet (1,845)
  • Bota (1,836)
  • DOSSIER (13)
  • Ekonomi (232)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (115)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (285)
  • Kronike (606)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (594)
  • MEMORIE (26)
  • Moti (113)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,135)
  • Politike (736)
  • Rajon (167)
  • REAGIM (110)
  • Shendeti (412)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (368)
  • Videonews (349)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!