Sport

Tottenham dhe City “shkatërrojnë” kundërshtarët, Chelsea dështon në shtëpi

Tottenham ka arritur të fitojë me përmbysje dhe me një rezultat të thellë ndaj Burnley.Vendasit shënuan të parët që në minutën e katërt me anë të Foster, duke befasuar kështu skuadrën e Postecoglou.Reagimi nga miqtë nuk vonoi, pasi Solomon asistoi për Son në minutën e 16 dhe koreani barazoi shifrat. Pa përfunduar ende pjesa e parë, Romero kalon në avantazh Tottenham me një goditje të bukur.Pjesa e dytë ishte përsëri në favor të Tottenham, pasi gjetën golin e tretë me Maddison në minutën e 54’ dhe më pas Son dy gola të tjerë të shpejtë në minutën e 63’ dhe 66’, duke e çuar rezultatin përfundimtar 1-5. Broënhill shënoi golin e dytë për Burnley në minutën e 94’, duke e bërë rezultatin në 2-5.Nga ana tjetër, City gjithashtu ka fituar thellë ndaj Fulham me rezultatin 5-1. Alvarez shënoi i pari për City në minutën e 31’, por menjëherë u barazuan shifrat me Ream në minutën e 33’. Në përfundim të pjesës së parë, Ake gjen golin e avantazhit për skuadrën e Guardiola. Në pjesën e dytë, Haaland shënoi golin e tretë në minutën e 58’, ndërsa pak minuta më vonë, në të 70’, norvegjezi shënon edhe golin e katërt me penallti. Në përfundim të sfidës, Haaland shënon edhe golin e pestë për City dhe të tretin personal në këtë sfidë.Chelsea ndërkohë ka dështuar në shtëpi duke u mposhtur me shifrat minimale 0-1 ndaj Nottingham, me golin e vetëm të Elanga.

TRENDING

Exit mobile version