Shkrime

‘Tradhëtari Rama’/ Ja ku dhe pse dyshon Albin Kurti

Pas përplasjes së fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo thotë se mes shqiptarësh “do të kemi më shumë diplomaci sesa bashkëpunim vëllazëror”.

Milo tha se beson që ideja e Ramës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është iniciuar me miratimin e niveleve më të larta europiane dhe të Departamentit amerikan të Shtetit, në mënyrë që të bëhet sa më i plotë “rrethimi” i Kurtit në vorbullën e presionit ndërkombëtar.

Rama e pëlqen debatin dhe polemikën, por Milo thotë se “këtë herë është ndjerë keq se po godiste me gjyle të huaja muret e jashtme të Kosovës”. Ai e ka parë emocional – si “rrallë herë” – kryeministrin shqiptar në konferencën e fundit për media ku paralajmëroi se bashkësia euro-atlantike po përgatiste masa sanksionuese ndaj Kosovës.

Sipas ish-kryediplomatit shqiptar, “Kurti me siguri e ka lexuar e shqyrtuar” draftin e Ramës për Asociacionin, që ai thotë se “është draft europian” në thelb. “Kurti pohon të kundërtën dhe ai nuk do të deklarohet se e ka lexuar. Sepse ai në parim ndihet ‘i tradhtuar’ nga Rama që nuk e informoi atë paraprakisht dhe së dyti, që nuk e mbështet në rezistencën e tij kundër presioneve euro-amerikane”.

Sipas Paskal Milos, marrëdhëniet e Edi Ramës me Albin Kurtin janë karakterizuar gjithnjë me oshilacione, me pakënaqësi e mosmarrëveshje të ndërsjellta. Ata janë dy karaktere të ndryshme, Rama kozmopolit kurse Kurti nacionalist, ambiciozë për të lënë gjurmë dhe vulën e tyre në zhvillimet e botës shqiptare por edhe më gjerë. Sipas ish ministrit te Puneve te Jashtme,ata kanë zgjedhur armë dhe aleatë jo gjithnjë për të njëjtin qëllim.

“Mendoj se është thyer ena e komunikimit normal mes tyre dhe do të duhet kohë që të mund të ngjiten copat e thyera të saj. Do të kemi më shumë diplomaci mes shqiptarësh sesa bashkëpunim vëllazëror” – deklaroi Milo

I pyetur nëse ia vlen që Kurti ta shohë dhe ta shqyrtojë draftin e Ramës për statutin e Asociacionit, Paskal Milo u shpreh se platforma e Ramës për Asociacionin siç edhe ai e deklaroi nuk ka autorësinë e tij. Ata që e kanë hartuar mund të jenë specialistë të përkryer por përmbajtja e saj është miratuar në nivelet më të larta europiane, besoj edhe me miratimin e Departamentit të Shtetit. Pse u zgjodh Rama për të bërë rolin e iniciuesit të platformës? Për ta bërë sa më të plotë “rrethimin” e Kurtit, për të ushtruar presion sa më të madh ndaj tij. Vendet e tjera që e rrethojnë Kosovën, përjashto Serbinë, nuk kanë peshë e rol të madh në Ballkanin Perëndimor dhe as ushtrojnë influencë në opinionin shqiptar.

Duke folur për dështimin e mbledhjes se perbashket ted y qeverive, Milo theksoi se “Te Albin Kurti mbisundoi psikoza inatçore, krenaria e lënduar por edhe dyshimet që ai ushqen për disa veprime e qëndrime të Ramës, qoftë në rrafsh rajonal, qoftë në marrëdhëniet me perëndimorët.

TRENDING

Exit mobile version