17/06/2021 , 2:21

Tradhton edhe mbrojtja, Shqipëria pa shkëlqim, Çekia vërtetoi se nuk jemi gati

Dy teste luksi, përballë dy përfaqësueseve me shumë potencial, pjesëmarrëse në “Euro2020”, ishte një prove gjenerale për të kuptuar pak më shumë mbi potencialin e Kombëtares, ishin dy teste që mbi të gjitha duhet ti shërbenin Edy Rejas. Këto ishin dy shanset e fundit për të eksperimentuar, për të parë nga afër ndonjë lojtarë të ri që mund ti shërbejë italianit por në fund ka pak gjëra pozitive për tu kapur. Nëse përballë Uellsit u ngrohëm sadopak, me kuqezinjtë që shfaqën edhe një herë një ekip solid në prapavijë edhe ky raport zhgënjeu kundër Republikës Çeke, Patrik Schick me shokë vallëzuan në zonë, nëse nuk do të ishte për Selmanin, rezultati mund të ishte edhe më i thellë. Shqipëria dukej e ndarë në reparte, ishte e prekshme thuajse në çdo zbritje të kundërshtarit, ndërsa as në mesfushë e sulm nuk ishin të qartë, dukej sikur gjithçka ishte rastësore.

Sigurisht Reja nuk kishte grupin e plotë, mungonin disa lojtarë me peshë si Hysaj, Uzuni etj (pavarësisht se ky i fundit nuk preferohet titullarë) por boshti kryesore ishte aty, nuk ishin as në kushtet më të mira fizike por ky është një diskutim i njëjtë për të gjithë, edhe për rivalët. Tre golat e pësuar nga Republika Çeke janë një kambanë për Reja, italiani duhet të gjejë një zgjidhe të shpejtë për sfidat e shtatorit, ku as të mbrohesh mirë mund të mos mjaftojnë. I duhet të gjejë një zgjidhe edhe për fazën sulmuese por të mos qenë gjithnjë i varur nga Sokol Cikalleshi, kjo perlë e tij ishte gjëja më e bukur që Shqipëria shfaqi në këto dy miqësorë, një gol i magjishëm që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve kuqezi.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin