Aktualitet

Tragjedia e Gërdecit, Shkëlzen Berisha nuk paraqitet në GJKKO për të dëshmuar, Bumçi bindet…

Shkëlzen Berisha nuk është paraqitur ditën e sotme në seancë për të dëshmuar për tragjedinë e Gërdecit. GJKKO-së nuk i ka ardhur njoftimi që ka dijeni për thirrjen. SPAK i vë GJKKO-së tjetër adresë në dispozicion. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur në GJKKO, ku do të mbahet seanca për Gërdecin.

Lajmi ketu

Për herë të parë, Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ishte thirrur për të dëshmuar në GJKKO për procesin e masakrës së Gërdecit. GJKKO-së nuk i ka ardhur njoftimi që ka dijeni për thirrjen. SPAK i vë GJKKO-së tjetër adresë në dispozicion. Seanca filloi orën 09.00 dhe i pranishëm ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.  Thirrja e Shkëlzen Berishës në të njëjtën seancë me Aldo Bumçin, lidhet me faksin që ky i fundit i ka dërguar Ministrit të Mbrojtjes së kohës Fatmir Mediu me shënimin “për Shkëlzen Berishën”, në pjesën e sipërme të dokumentit në krahun e majtë. Përveç këtij dokumenti, djali i ish-kryeministrit pritet të pyetet edhe për takime me ministrat e kohës në qeverinë Berisha dhe një telefonatë me Fatmir Mediun menjëherë pas shpërthimit në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona e mbi 300 mbetën të plagosur.

Faksi i vitit 2007 ku është shënuar emri i Shkëlzen Berishës, ishte dhënie mendimi aprovues nga Ministria e Drejtësisë, për projekt-vendimin e qeverisë të përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes, për demontimin e municioneve në Gërdec. Më 26 janar 2023, Shkëlzen Berisha dhe Aldo Bumçi, janë pyetur edhe gjatë hetimeve paraprake nga prokuroria, ndërsa në gjykatë ata mbyllin listën e parë prej 52 dëshmitarësh.

Përveç Shkëlzen Berishës dhe ish-ministrit të drejtësisë Aldo Bumçi, para gjykatës do të dalin edhe 5 dëshmitarë të tjerë që ishin planifikuar për seancën e 7 dhjetorit. Plarent Ruka, Sokrat Papadhima, Liza Maksuti, Alma Zili e Anjola Agolli, pritet të japin shpjegime para gjykatës. Anjola Agolli është ish-sekretarja e ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi, e cila para prokurorëve ka pranuar se për çështjen Gërdeci janë nisur fakse nga Ministria e Drejtësisë për Ministrinë e Mbrojtjes nga zyra e Drejtorisë së Kodifikimit.

Në procesin për Gërdecin, pritet të pyeten më pas pjesa e dytë e listës, ku përfshihen ish-zyrtarë dhe ushtarakë të pandehur më parë për çështjen, përfshirë edhe ish-shefin e Shtabit Luan Hoxha, i cili ndodhet jashtë Shqipërisë që prej vitit 2012.

Lajm në përditësim…

Faksi për Shkëlzen Berishën

TRENDING

Exit mobile version