Kronike

TRAGJIKE/ Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, policia jep detaje të reja

Tentoi t’i ikte policisë, aksidentohet makina me klandestinë në Këlcyrë, raportohet për 7 të vdekur

Aksident me 7 viktima në Këlcyrë, automjeti me klandestinë drejtohej nga një shkodran

Aksidenti me 7 viktima në Këlcyrë,  automjeti i shkatërruar totalisht

Lajmi në përditësim…

Aksident i rëndë automobilistik në Këlcyrë me 7 të vdekur. Një automjet i mbushur me klandestinë nga vendet e Lindjes se Mesme ka pësuar aksident dhe raportohet për 7 viktima, të gjithë emigrantë të paigjshëm Makina Mercedez Benz e drejtuar nga një shkodran eshte pikasur nga patrulla policore duke shtuar shpejtësinë e kësisioj ka pësuar aksident të rëndë me 7 viktima.

Lajmi në përditësim

Këlcyrë- Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz  ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga  kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë  nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

Lajm i perditesuar

Një aksident i rëndë me 8 viktima u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet. Një mjet me emigrantë të paligjshëm është aksidentuar dhe për pasojë kanë humbur jetën 7 klandestinët, si edhe drejtuesi i mjetit nga Shkodra. Mjeti me të cilin udhëtonin 8 viktimat është shkatërruar plotësisht teksa ka përfunduar në lumin Vjosa.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, por dyshohet se patrulla e policisë pikasi mjetin e dyshimtë afër Këlcyrës rreth orën 02:00, por drejtuesi i ‘Benz’-it refuzoi që të ndalonte për kontroll. Pas ndjekjes nga policia, duket se automjeti ka humbur gjurmët, ndërsa pas shumë kontrolleve u verifikua se ‘Benz’-i kishte përfunduar në shtratin e lumit Vjosë.

 

Ndërkohë, raportohet se mjeti ka qenë me shpejtësi tejet të lartë, me mbi 200 km/orë, duke bërë që drejtuesi të humbiste kontrollin dhe të ‘fluturonte’ rreth 300 metër në vijë ajrore nga rruga drejt lumit. Shpejtësia e lartë e mjetit konfirmohet edhe nga fakti se para momentit fatal ‘Benz’-i nuk është përplasur me bordurën metalike të rrugës, por ka përfunduar në shtratin e lumit.

 

TRENDING

Exit mobile version