Kronike

Tragjike/ Aksidentohet furgoni me nxënës, ka të plagosur

Pesë nxënës kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja mësohet te ketë ndodhur në Bulqizë. Furgoni po dërgohet nxënësit e shkollës profesionale për praktikë në minierë, por ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për pasojë, pesë prej nxënësve janë plagosur. Ata janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Nuk dihen ende detaje nga gjendja e tyre shëndetësore. Pritet njoftimi zyrtar nga policia për ngjarjen në fjalë.

TRENDING

Exit mobile version