Bota

Tragjike/ Nëna shtatzënë vret djalin 2 vjeç dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Idaho të SHBA-së, ku një grua shtatzënë qëlloi djalin e saj dhe më pas vrau veten.

Sipas mediave të huaja, 33-vjeçarja Elizabeth Lawley dhe djali i saj 2-vjeçar u gjetën të vdekur të mërkurën mbrëma brenda shtëpisë së babait të gruas.

Lawley ishte gjashtë muajshe shtatzënë. Babai i Lawley ishte i pari që pa vajzën dhe nipin e tij të vdekur.

Fqinjët thanë se ai u kthye në shtëpi rreth orës 18:00 dhe mendoi se vajza dhe nipi i tij po flinin në dhomë.

Vetëm në orën 20:30 ai shkoi të kontrollonte se çfarë po bënin dhe gjeti trupat e tyre të pajetë.

“Në 19 vitet e mia të shërbimit në Shoshone County, nuk e kam parë kurrë komunitetin tonë kaq të thyer. Sot ka qenë një ditë jashtëzakonisht e vështirë për familjen, për zyrën tonë dhe për të gjithë qytetarët”, tha Sherifi Holly Lindsey për tragjedinë.

TRENDING

Exit mobile version