Aktualitet

Tragjike, vdesin në aksident në Gjermani shqiptari dhe vajza 6-muajshe

Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën një shqiptar dhe vajza e tij. Raportohet se kanë humbur jetën babai Elvis Agim Muaj dhe foshnja 6-muajshe Luana, në një aksident fatal.

Aksidenti ka ndodhur në Gjermani, ndërsa viktimat vijnë nga fshati Lluka e Epërme në komunën e Deanit.

Për këtë aksident tronditës kanë njoftuar përmes Facebook-ut miq të familjes shqiptare Ata u kanë shprehur ngushëllimet familjes dhe gjithë të afërmve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version