Gazetari i CNN Andrew Kaczynski dhe gruaja e tij, reporterja e “Wall Street Journal’, Rachel Louise Ensign po vajtojnë për humbjen e vajzës së tyre 9-muajshe, Francesca.
Ajo humbi jetën në prag të Krishtlindjes, tha Kaczynski në një postim në Twitter, pas një beteje disa mujore me kancerin.
“Ne jemi zemërthyer që duhet të njoftojmë se vajza jonë e bukur Francesca vdiq natën e kaluar në krahët e mamasë dhe babait të saj.
Do të ketë gjithmonë një boshllëk i madh në zemrat tona për të. Ne jemi shumë mirënjohës që kemi njohur dashurinë e saj.
Francesca të duam ”, shkroi ai në Twitter.Në shtator, Kaczynski njoftoi se fëmija i tyre ishte diagnostikuar me një “tumor të trurit jashtëzakonisht i rrallë dhe shumë agresiv”.
Në muajt që pasuan, ai vazhdoi të njoftonte fansat dhe ndjekësit për gjendjen e vajzës së tij. Ajo bëri një ndërhyrje kirurgjikale në tru dhe javët e fundit, një infeksion mykotik që buronte nga një ndërlikim me kimioterapinë e saj, e përkeqësoi gjendjen dhe bëri që të shtrohej në terapi intesive.
Në prag të Krishtlindjes, Kaczynski shkroi në Twitter duke kërkuar lutje dhe “shpresë për një mrekulli të Krishtlindjes” për familjen e tij, por duket se nuk kishte asgjë që mund të bëhej për ta mbajtur në jetë të voglën.