Rajon

Trajkoviç: Serbët e veriut duhet t’i pranojnë policët e rinj të Kosovës

Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, që aktualisht është këshilltare e Ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, në Qeverinë e Kosovës, thotë se serbët e veriut duhet t’i pranojnë policët e rinj, që janë serbë të komunave të tjera të Kosovës.

Trajkoviç ka thënë se është e rrezikshme që qytetarët serbë të veriut të mos i pranojnë policët e rekrutuar së fundmi.

“Duke I refuzuar, serbët në veri po forcojnë argumentin malinj se si komunitet nuk e përkrahin sundimin e ligjit. Kjo është e rrezikshme. Veriu duhet të ketë një forcë policore që pasqyron përbërjen etnike të komunitetit shumicë në mënyrë që ligji të zbatohet efektivisht”, ka shkruar Trajkoviq duke shtuar se serbët e veriut duhet të shfrytëzojnë vëmendjen e ndërkombëtarëve për të marrë vendim për të ardhmen e tyre me mençuri dhe saktësi”

TRENDING

Exit mobile version