Sport

Trajneri Reja përzgjedh Kombëtaren për miqësoren me Italinë

Pas miqësores së fundit ndaj Katarit më 9 nëntor të Marabeja të Spanjës, ku kuqezinjtë humbën 1-0, trajneri Edi Reja ka përzgjedhur futbollistët e Kombëtares për ndeshjet miqësore të radhët.

Ndryshe nga miqësoret ndaj dy vendeve arabe, kësaj here në Kombëtare janë përfshirë thuajse të gjithë lojtarët kryesorë të kuqezinjve, të përdorur në ndeshjet për Nations League. Por në mesin e tyre do të jenë edhe tre futbollistë të kampionatit të Abissnet Superiores. Konkretisht bëhet fjalë për mbrojtësit Enea Bitri (Partizani), Andi Hadroj (Partizani), si dhe mbrojtësi shkodran Erdenis Gurishta (Vllaznia).

Sikurse dihet më 16 nëntor, Shqipëria do të presë në “Air Albania” (20:45) për një ndeshje miqësore kombëtaren e Italisë. Tri ditë më pas, më 19 nëntor, kuqezinjtë sërish në “Air Albania” do të zhvillojnë një miqësore me Armeninë (17:30).

 

TRENDING

Exit mobile version