Politike

Transferimi i emigrantëve në Shqipëri, Këshilli i ministrave në Itali ratifikon marrëveshjen Rama-Meloni

Këshilli i Ministrave, i mbledhur sot në Palazzo Chigi, i dha dritën jeshile projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë, një protokoll që parashikon ndërtimin e dy qendrave për emigrantët në territorin shqiptar. Emigrantët e kapur dhe shpëtuar në Mesdhe nga autoritetet italiane në ujërat ndërkombëtare do të sillen në objekte dhe do të kenë një kapacitet maksimal prej tre mijë personash, shkruajnë mediat italiane. 

Pas miratimit nga CDM, fjala do të kalojë në Parlament. Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, kishte ndërhyrë në sallë ditët e fundit për të siguruar që teksti i nënshkruar nga Giorgia Meloni dhe Edi Rama gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar në Romë më 6 nëntor, të kalonte në shqyrtim parlamentar.

Ndërtimi i dy qendrave dhe të gjitha kostot e menaxhimit do të jenë përgjegjësi e Italisë. Një qendër do të shërbejë për pritjen e parë, ndërsa një e dytë do të strehojë njerëz në pritje të riatdhesimit, të cilët mund të qëndrojnë atje deri në maksimum 18 muaj.

TRENDING

Exit mobile version