Bota

Transformimi i mbetjeve plastike në pronë

Vitin e kaluar, kompania kanadeze JD Composites ndërtoi shtëpinë e parë në botë tërësisht nga shishet plastike të ricikluara .Një shtëpi në plazhin e Nova Scotia, Kanada lindore, është ndërtuar nga më shumë se 600,000 shishe dhe është rezistente ndaj uraganit.
David Saulnier ngriti JD Composites pasi i erdhi “i neveri” nga sasia e mbeturinave plastike qe shtriheshin ne plazhin e vendit te tij. “Ka kaq shumë-tha ai”. Ne duhet ti heqim qafe ato, “shtoi ai duke theksuar se kompania e tij nuk promovon plastiken por ” përdorimin e mbetjeve plastike “,
Catia, muret dhe dyshemeja e shtëpisë plastike te plazhit janë bërë të gjitha nga shishet e ricikluara të cilat janë shkrirë dhe janë kthyer në panele shkumë. Një panel përmban mbi 5,000 shishe të ricikluara.
“Plastika është shumë elastike, efikase në energji dhe nuk kushton shumë për tu ndërtuar”, thotë Saulnier. Një shtëpi e bërë nga plastike e ricikluar është aq e izoluar sa mund të kursejë nga 60,000 deri në 80,000 dollarë (46,000 – 61,000 £) në faturat e energjisë për 25 vjet, shton ai.
JD Composites ka ndërtuar dy shtëpi në Kanada deri më sot, si dhe kuvertë, ambiente magazinimi për fabrikat e peshkimit, duke përdorur rreth dy milion shishe plastike. Vitin e ardhshëm kompania ka në plan të ndërtojë 50 shtëpi të tjera dhe të zgjerojë operacionet e saj në bregun lindor të SHBA.

“Nëse këto shtëpi [fillojnë] të ngrihen në të gjithë botën, ne do të heqim qafe shumë plastikë,” thotë Saulnier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version