09/06/2021 , 11:11

Transportonin 69 emigrantë shqiptarë nga Belgjika në Britani me anije peshkimi, arrestohen 3 kontrabandistë

Policia britanike ka arrestuar tre kontrabandistë pas një përpjekje për të fututr ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar 69 migrantë shqiptarë nga Belgjika me një anije peshkimi.

Të arrestuarit, një shtetas lituanez 34-vjeçar që jeton në Lambeth, një shtetas izraelit 32-vjeçar që jeton në Finchley dhe një shtetas letonez 39-vjeçar që jeton në Kent, u arrestuan nga oficerët e policisë në një seri bastisjesh mëngjesin e ditës së djeshme.

Të akuzuarit tani po merren në pyetje nën dyshimin e përpjekjes për të lehtësuar imigracionin e paligjshëm.

Arrestimet vijnë pas përgjimit të anijes së peshkimit Svanic pranë brigjeve të Anglisë Lindore në 17 nëntor të vitit të kaluar, si pjesë e një operacioni të përbashkët që përfshin NCA, Policinë e Imigracionit dhe Forcën Kufitare. Anija kishte lundruar nga zona Ostend në Belgjikë dhe mbante 69 pasagjerë shqiptarë, të cilët zbarkuan në Haruich për t’u trajtuar nga autoritetet e imigracionit.

Të tre anëtarët e ekuipazhit, u arrestuan nën dyshimin për lehtësimin e imigracionit të paligjshëm dhe u akuzuan më pas. Shefi rajonal i hetimeve i NCA Jacque Beer tha: ‘Ata që janë arrestuar sot dyshohet se kanë luajtur një rol kryesor në ngjarjet që çuan në përgjimin e Svanic në nëntor të vitit të kaluar.

Kjo ishte një përpjekje serioze për të thyer kontrollet kufitare të MB dhe hetimi ynë për këtë incident vazhdon. “Por aktiviteti i sotëm tregon edhe një herë vendosmërinë tonë për të përçarë dhe çmontuar rrjetet e kontrabandës së njerëzve kudo që ata operojnë. Është një përparësi kryesore për NCA. ‘

 

Related Posts

Kategorite

BIoscalin