Sport

Trazira në Katar, tifozët kërcejnë mbi barrierat e sigurisë

Një incident është shënuar në ndeshjen Kanada-Marok në Kupën e Botës që po mbahet në Katar.Këtë herë bëhet fjalë për një vonesë të shkaktuar nga biletat e pavlefshme të tifozëve, duke u detyruar të kërcejnë gardhin e sigurisë në stadiumin e Al-Thumama.

Nëpërmjet disa videove të postuara ne rrjetet sociale, tregojnë ndërhyrjen e policisë për të zgjidhur konfliktin me sportdashësit. Nën tensionin e turmës që u përhap pas uljes së barrierave të sigurisë, shumë prej tyre kërcyen mbi to në mënyrë që të futeshin në stadium.Kujtojmë që dhe në ndeshjet e mëparshme, janë hasur vonesa të tilla. E fundit ka qenë ajo në ndeshjen SHBA-Angli e cila përfundoi në barazim, ndërsa Marok-Kanada përfundoi 2-1 për marokenët.

 

TRENDING

Exit mobile version