Ekonomi

Tregtia e jashtme rikthehet në rritje në shtator.

Eksportet e mallrave u rritën me 1.2% në trerma vjetorë ndërsa importet u rritën me 0.3% gjatë muajit shtator, muaji i parë me rritje që nga fillimi i krizës së pandemisë së koronavirusit. Të dhënat e tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT , tregojnë se eksportet e Shqipërisë ishin në masën 25 miliardë lekë dhe importet në masën 52 miliardë për këtë muaj. Për periudhën nëntëmujore janar-shtator 2020, eksportet kanë rënë me 13.6% ndërsa importet me 11% ku rëniet më të mëdha u shënuan në muajin prill, kur pjesa më e madhe e shqiptarëve u mbyllën në shtëpi me synimin për të ndërprerë përhapjen e virusit që ka tronditur nga themelet të gjithë botën duke shkaktuar 40 milionë të sëmurë dhe 400 mijë të vdekur.

Tekstilet dhe këpucët, të cilat janë eksportet më të rëndësishme shqiptare sa i përket numrit të të punësuarve në vend, vijuan të jenë më pak se sa një vit më parë edhe në shtator, por rënia është reduktuar në vetëm 1.3%.

Ekonomia shqiptare pësoi një rënie në masën 10% në tremujorin e dytë 2020 dhe rënia duket se ka vijuar edhe në tremujorin e tretë por të dhënat e import-eksporteve si dhe të ardhurat e buxhetit të shtetit sugjerojnë për një rënie më të përmbajtur. Ekonomia gjatë periudhës së pandemisë ka rezultuar me ecuri të pazakontë ku shqiptarët kanë shtuar kursimet për shkak të pasigurisë ndërsa buxheti i shtetit ka akumuluar rreth 300 milionë euro deficit në të ardhura. Por ndërsa faza e parë e pandemisë duket se shkaktoi probleme ekonomike të përkohshme, dallga e dytë e COVID-19 rrezikon të shkaktojë një mbyllje tjetër të ekonomisë.

Autor: Gjergj Erebara  BIRN  Tiranë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version