Bota

Tregtonte drogë në Itali, i riu shqiptar vihet në pranga

Një shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi akuzohet për tregtimin e lëndëve narkotike. Mediat italiane shkruajnë se 25-vjeçari ishte raportuar se kishte bërë lëvizje të çuditshme, dhe takime të shpeshta me persona të ndryshëm.

Aktivitetet e kontrollit përfunduan pasditen e së hënës, kur agjentët vendosën të ndërhynin duke trokitur në dhomën e hotelit ku ndodhej shqiptari, për një identifikim të thjeshtë personal.

Gjatë kontrollit, punonjësit e policisë lokale kanë vënë re në tavolinën e dhomës praninë e drogës dhe një peshore preçize. Nga aty ka nisur kontrolli i dhomës, me urdhër të Prokurorit Publik, i cili zbuloi 11 gramë kokainë, e ndarë dhe e përgatitur në doza gati për shitje, një pjesë e tërë e lëndës narkotike të llojit hashash prej 5.30 gram. Materiali i sekuestruar, iu shtua edhe shuma prej 460 eurosh e gjetur në dhomë, e konsideruar si të ardhura të trafikut të drogës.

TRENDING

Exit mobile version