Aktualitet

“Trendi” i çmendur i adoleshentëve, ndalohen me ligj tullumbacet me gaz

Ditën e sotme në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale është miratuar shtesa e barnave me lëndë psikotrope apo bazë kanabisi për arsye mjekësore dhe ndalimi i lëndëve narkotike që ndalohen në vendin tonë. Ky projektligj i miratuar përfshin dhe ndalimin e trendit të fundit të tullumbaceve me gaz i cili do të sanksionohet.

Lëndët narkotike dhe psikotrope apo drogat e ndryshme sintetike që përdoren nga të rinjtë nëpër festa apo bare e restorante  shkaktojnë  probleme të mëdha neurologjike tek të rinjtë si dhe i fut ata drejt rrugës së përdorimit. Këto kufizime pritet të miratohen edhe në parlament dhe autoritetet besojnë se do të frenojnë jo vetëm shitjen e tyre por edhe përdorimin nga të rinjtë”, tha Klodiana Spahiu.

TRENDING

Exit mobile version