Kronike

Tritol marketit në Kamëz, në pronësi të djalit të ish presidentit të klubit

Një sasi tritoli i është vendosur marketit në pronësi të djalit të ish presidentit në klubit të Kamzës, Naim Qarri në rrugën ‘Demokracia’. Shpërthimi me lëndë plasëse ndodhi rreth orës 01:35 ndërsa nuk raportohet për dëme materiale. Marketi ishte në pronësi të Arbi Qarrit të birit të Naim Qarrit ende nuk dihen rrethanat.  Pronarët e marketit kanë deklaruar se nuk kanë konflikte dhe nuk e dinë se kush mund të jenë autorë të ngjarjes. Autori dallohet përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, por për shkak të errësirës nuk është i mundur identifikimi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të hënës në rrugën “Demokracia”, në Kamëz. Policia konstatoi se në krahun e pasagjerit, poshtë makinës, ishte aktivizuar një sasi prej rreth 150 gramësh eksploziv. Autorët sipas policisë kanë përdorur një fitil të shkurtër për të realizuar shpërthimin. Qarri rrëfeu momentet e shpërthimit, ndërsa tha se nuk kishte konflikte apo dyshime mbi autorësinë.

Në përditësim…

 

Arbi dhe Naim Qarri

TRENDING

Exit mobile version