Kronike

Tronditëse/ 33-vjeçarja gjendet e vetvrarë në banesën e saj, si e fshehu familja ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një vajzë e moshës 33-vjeçare, e quajtur Marsida Hysa, i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, në banesën e saj. Sipas njoftimit të policisë, e ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se e reja është vetëvrarë me armë zjarri.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit Xh.L., 26 vjeçe, S. H, 57 vjeçe, E.L., 32 vjeç dhe D.G., 56 vjeç.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se kanë prishur vendngjarjen dhe kanë fshehur armën me të cilën shtetasja Marsida Hysa kreu vetëvrasjen. Fax News mëson se Marsida Hysa, e cila kishte dhe 3 motra të tjera, dy prej të cilave të martuara, ishte beqare.

Pas gjimnazit ajo kishte ndjekur një kurs parukerie dhe për disa kohë ka punuar në një rrobaqepësi. I ati punon roje sigurie, ndërsa e ëma kujdeset për një familje në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 të mbrëmjes së të dielës, ndërsa familjarët kanë njoftuar të afërmit se është gjetur e pajetë në dhomë dhe që dyshonin për infarkt.

Në familjen Hysa janë hapur dyert e mortit ku të afërm, familjarë e të njohur po shkojnë për vizita ngushëllimi. Trupi i të ndjerës pritet të përcillet për në banesën e fundit në orën 10 të kësaj të marte. Materialet për ngjarjen i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version