Bota

Tronditëse/ 38-vjeçarja përdhunohet nga policët, lihet e zhveshur në qeli

 Policia e Mançesterit në Britaninë e Madhe është bërë pjesë e një skandali, pasi një grua ka akuzuar forcat e rendit se e kanë sulmuar seksualisht pasi e zhveshën dhe e lanë topless në një qeli për orë të tëra, shkruajnë mediat e huaja. 

Pretendimi i saj për abuzim seksual mbështetet nga të dhënat mjekësore që tregojnë prova të lëndimeve seksuale Zayna Iman 38-vjeç, ka folur kundër policisë së Mançesterit pas një kalvari prej 40 orësh që kaloi në komisariatin kryesor të qytetit.

Ajo po kërkon përgjigje për atë që i ndodhi natën kur u arrestua, si dhe akses në materialet e kamerave të sigurisë, rreth tre orë xhirime që dyshohet se mungojnë. Ish shefi i GMP-së, Martin Harding, i ka mbështetur pretendimet e saj për trajtimin e saj si të besueshme, pasi ka parë pamjet e vëna në dispozicion.

Gjithashtu edhe të dhënat mjekësore kanë sugjeruar se ajo ka pësuar lëndime seksuale natën që është vënë në pranga, për shkak se kundërshtoi një oficere femër gjatë kontrollit të banesës duke i rrëzuar syzet nga fytyra.

TRENDING

Exit mobile version