Aktualitet

Tronditëse/ Dhunohet nga nëna dhe partneri i saj 5-vjeçari në Greqi, shenja djegie dhe në trup

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi, pasi një djalë 5 vjeçar është dhunuar dhe torturuar nga nëna e tij dhe partneri i saj. Sipas mediave fqinje, 46-vjeçari me origjinë nga Egjipti së bashku me 25-vjeçaren dhunonin sistematikisht të miturin, si dhe duke e djegur me cigare.

Partneri ndëshkonte të miturin kur ai nuk i bindej, mediat greke shkruajnë se e kërcënonte dhe do t’i digjte organet gjenitale. I mituri paraqitej në shkollë në gjendje të mjerueshme,  por  ka qenë stafi i shkollës që ka vënë re neglizhencën sistematike ndaj fëmijës nga e ëma.

Njëri prej mësuesve ka vënë re dëmtime tek këmbët e 5-vjeçarit, që sipas asaj që ka raportuar fëmija, janë shkaktuar pasi është kafshuar nga 46-vjeçari.

Ajo  ka mohuar akuzat e bashkëpunimit me 46-vjeçarin, duke thënë se dëmtimet trupore të të miturit ishin shkaktuar nga aksidentet e vogla të zakonshme që prekin fëmijët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version