Kosova

Tronditje e madhe/ KFOR-i në Kosovë po shton forcat

“Përkeqësimi i situatës në Kosovë është në një farë mënyre dëm kolateral i shkaktuar nga lufta në Ukrainë” – Kështu tha ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petriç dhe shtoi se me konfliktin mes Kievit dhe Moskës, lufta, jo vetëm metaforikisht, është përhapur edhe në Evropë, pra në pjesën tjetër të kontinentit.

“Shpresoj se nuk do të zgjerohet kurrë fizikisht dhe ushtarakisht, por BE-ja po e mbështet Ukrainën me miliarda euro dhe armë, dhe Gjermania, e cila që nga viti 1945 tradicionalisht ka qëndruar larg në konflikte të tilla luftarake, tani është angazhuar në ndihmë dhe është drejtpërdrejt në atë konfrontim” –  tha Petriç.

Ai tregon se Europa, dhe pjesërisht NATO, janë të përfshirë drejtpërdrejt dhe tërthorazi në këtë konfrontim, i cili nuk është vetëm një konflikt midis Ukrainës dhe Rusisë, por edhe SHBA-së dhe Evropës nga njëra anë dhe Rusisë nga ana tjetër.

“Do të ishte e rrezikshme nëse kjo plejadë e re do të prekte të gjitha çështjet e hapura dhe Kosova është një prej tyre”, paralajmëroi Petriç.

Ai nuk mendon se mund të ketë ndërhyrje direkte ruse në Kosovë, duke shtuar se as NATO-ja nuk ka interes të shtuar për t’u përfshirë atje. Gjithashtu, ai mendon se sidomos këtë vit dhe vitin e ardhshëm, për shkak të zgjedhjeve të ardhshme BE, SHBA dhe shumë vende, duhet pasur kujdes i veçantë për situatën e sigurisë.

“Maturia është gjëja më e rëndësishme. Kam frikë se nuk do të ketë përparim në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për shkak të zgjedhjeve të ardhshme të BE-së dhe mbledhjes së re të Komisionit Evropian. Prandaj çështja e sigurisë tani është në ballë. KFOR-i në Kosovë tashmë po shton forcat, dhe duhet pasur kujdes që të mos përsëriten ngjarjet si ajo në Banjskë”, theksoi ish emisari duyke shtuar se kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme t’i bëjmë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të ushtrojnë përmbajtje.

Në përgjigje të deklaratës se Rusia po përdor precedentin e Kosovës për të ndërhyrë në Ukrainë, ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti vazhdimisht akuzon Serbinë se është zgjatim i dorës së Rusisë në Ballkanin Perëndimor, Petriç tha se është e nevojshme të shmanget retorika nxitëse dhe gjithashtu vuri në dukje se me luftën në Ukrainë, tani ka një realitet te ri në Evropë.

“Ne jemi përballë realitetit të ri tronditës, që lufta është kthyer në Evropë. 30 vjet më parë patëm luftë në ish Jugosllavi dhe ishte një tronditje e madhe, pavaresisht se ishte e kufizuar vetëm në rajonin e Ballkanit,” potencoi Petriç

TRENDING

Exit mobile version