Lifestyle

Truket për të humbur peshë: Si të konsumoni më pak kalori gjatë ditës.

Mënyra më e mirë për të humbur peshë është të konsumoni më pak kalori, por si bëhet kjo? Është gjithmonë e nevojshme të zgjidhni ushqime me kalori të ulëta si perime apo  drithëra dhe të shmangni ushqime të skuqura. Ushqimet me shumë sheqer shkaktojnë shumë uri dhe kanë një konsum të lartë të kalorive të cilat më pas grumbullohen në trup si dhjami në bark.

Fibrat janë me rëndësi jetësore kur doni të humbni peshë, ato i japin trupit një ndjenjë të lartë të ngopjes, rregullojnë sheqerin në gjak dhe gjithashtu ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Për të konsumuar më shumë fibra, mund të shtoni fara liri, tërshërë por edhe fara chia në kos në mëngjes. Gjithashtu, është thelbësore të konsumoni drithëra të paktën tre herë në javë.

Në fakt, duhet të shmangni karbohidratet që kanë një indeks të lartë glicemik. Shmangni sa më shumë të jetë e mundur ushqimet e skuqura dhe zëvendësojini ato me gatime në furrë apo avull, pasi zvogëlojnë pjesërisht kaloritë që do të konsumoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version