Kosova

Trupat britanike në veri, Serwer kërkon dënimin e Serbisë

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas raportimit të ‘Reuters’ se ushtarët britanikë po ruajnë kufirin e Kosovës me ndërrime 18 orëshe.

Serwer e ka mirëpritur këtë, dhe ka shtruar pyetjen se pse Bashkimi Europian, Britania e Madhe dhe SHBA nuk po e ndëshkojnë sjelljen Serbisë për rastin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” raportoi se trupat britanike janë duke patrulluar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë si pjesë e trupave të KFOR-it, trupa të cilat pritet të shtohen si pasojë e shqetësimeve se mund të rikthehet konflikti në mes të dy shteteve, pas një serie incidentesh në muajt e fundit.

Reuters shkruan se tashmë ushtarët britanikë janë vendosur në kufi dhe po patrullojnë me ndërrime 18 orëshe në kushte dimri për të ndaluar futjen e armëve dhe grupeve terroriste në Kosovë.

“Paqëndrueshmëria, konfliktet e armatosura dhe etnike janë më se të mundshme në Ballkan” – paralajmëroi Server duke shtuar se politikat dhe praktikat e SHBA-së dhe BE-së nuk janë duke ndihmuar.

Ai tha se një luftë si ajo e viteve 1990 nuk ka gjasa sot në Ballkan dhe askush nuk mund të përballojë një konflikt si ai në Bosnjë që zgjati për më shumë se tre vjet, dhe se as forcat e udhëhequra nga NATO në Kosovë nuk do të tolerojë. Sipas tij, mungesa e një përgjigjeje të unifikuar nga Perëndimi, e kanë bërë Serbinë të kërkojë “feta të reja sallami.”

TRENDING

Exit mobile version