17/06/2021 , 4:10

Tuna bëhet nënë për herë të dytë, zbulon gjininë dhe emrin me fotot nga momenti i lindjes

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Altuna Sejdiu, e njohur me emrin e artit Tuna, i ka dhënë fund pritjes së ëmbël, duke sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Nëpërmjet një kolazhi fotosh emocionuese nga momenti lindjes, Tuna zbulon dhe emrin e djalit të saj të dytë, i cili është Zen.

“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”,-ka shkruar ajo në përshkrim. Ky lajm ishte surprizues për të gjithë, pasi Tuna vendosi ta mbante shtatzëninë e saj larg syrit të publikut.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin