Shkrime

Tundet themelet e presidencës/ Osmani drejt shkarkimit?

Një ankesë e parashtruar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në lidhje me legjitimitetin e mandatit të një deputeti të Kuvendit të Kosovës, ka ngjallur debat dhe pikëpyetje në lidhje me atë se a mund të rrezikohet mandati i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndonëse Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim në lidhje me ankesën në fjalë, në media është përfolur se nëse konstatohet që mandati i deputetit të zgjedhur më 2021 është i jashtëligjshëm, atëherë edhe vota e tij apo pjesëmarrja në seancën për zgjedhjen e presidentes, mund të konsiderohet e pavlefshme.

Po si ka rrjedhur problematika dhe çfarë saktësisht do të thotë kjo për mandatin e presidentes Osmani dhe pse po kontestohet mandati i deputetit?

Kuvendi i Kosovës ka 20 vende të garantuara për komunitetet joshumicë. Ndër to, 10 janë të garantuara për komunitetin serb, tri për komunitetin boshnjak, dy për komunitetin turk dhe një për komunitetin goran.

Ndërkaq, për përfaqësuesit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian janë të garantuara nga një ulëse, si dhe një ulëse shtesë për njërën nga këto komunitete, që fiton më së shumti vota.

Më 14 shkurt 2021, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosoves.

Sipas rezultateve fillestare të këtyre zgjedhjeve, partia e quajtur Iniciativa Rome, kishte fituar dy mandate (njëra për komunitetin rom, si dhe ulësja tjetër që e garantuar për tri komunitetet varësisht nga votat).

Disa parti nga komunitetet rom, ashkali e egjiptian më 5 mars 2021 bënë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), duke pretenduar se zgjedhjet ishin manipuluar pasi partia Iniciativa Rome kishte marrë vota në shpërputhje me numrin e banorëve romë nëpër komuna.

Çfarë ndodhi pas ankesës?

Më 7 mars 2021, ankesa u pranuar pjesërisht në PZAP

Si rrjedhojë, partisë Iniciativa Rome iu anuluan votat në disa komuna, duke bërë që të humbasin mandatin e deputetit që ishte garantuar për tri komunitetet (rom, ashkali, egjiptian), varësisht nga votat.

Megjithatë, partive ankuese iu refuzua kërkesa që votat për Iniciativën Rome të anuloheshin edhe në disa komuna të tjera, përkatësisht në komunat Graçanicë, Kamenicë dhe Mitrovicë Veriore.

Sipas ankuesve, edhe në këto komuna pati mospërputhje të votave për partinë Iniciative Rome me numrin e banorëve romë në këto komuna.

Gjykata Supreme, që është shkalla më e lartë vendimmarrëse pas PZAP-së, refuzoi ankesat e partive në lidhje me vendimin, duke e lënë në fuqi atë.

Kështu, në Kuvend nga viti 2021, Iniciativa Rome përfaqësohet vetëm nga deputeti Fadil Gashi.

Tani, cfare i është kërkuar Gjykatës Kushtetuese?

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, disa përfaqësues të partive të komuniteteve rom e egjiptian, iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, më 13 prill 2021. Në këtë ankesë ata pretendojnë se ka pasur shkelje kushtetuese në rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe vendimeve, përmes së cilave nuk janë anuluar edhe votat në tri komunat e lart permendura

Ata argumentojnë se vendet e garantuara për komunitetet pakicë në Kuvend duhet të derivojnë nga votat e po atij komuniteti. Ankuesit jane shprehur gjithashtu se në qoftë se vërtetohet qe deputeti aktual i Iniciativës Rome po mban mandatin në mënyrë jokushtetuese, ai duhet të largohet nga Kuvendi.

Gjykata Kushtetuese deri më tani nuk ka marrë vendim lidhur me këtë ankesë.

Po si lidhet kjo çështje me mandatin e presidentes?

Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës më 4 prill të vitit 2021, me 71 vota për dhe me 82 deputetë të pranishëm në sallën plenare.

Votimi për presidenten është i fshehtë. Megjithatë, në seancën e Kuvendit kur ishte zgjedhur, kishte qenë i pranishëm edhe deputeti i Iniciativës Rome, Fadil Gashi. Pikerisht ky fakt bent e mundur qe themelet e presidences se paku te tronditen e se shumti, kolona e nderteses me te larte te shtetit, Vjosa Osmani te detyrohet te dorehiqet apo shkarkohet

 

TRENDING

Exit mobile version