LAJMI I FUNDIT

Turi ballkanik, Rama në Shkup! Kovaçevski: Kosova e Serbia të normalizojnë marrëdhëniet

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut në kuadër të turit Ballkanik që po zhvillon për samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet për herë të parë në Tiranë. Kreu i qeverisë shqiptare u prit fillimisht në aeroport nga zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Më pas kreu i qeverisë u takua ‘tete a tete’ me kryeministrin Dimitar Kovacevskin.

Dimitar Kovacevski në një konferencë për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama nga Maqedonia e Veriut i bëri thirrje palëve në Kosovë e në Serbi që të ndërmarrin hapa për deeskalimin e tensioneve. Kovaçevski u shpreh se ato duhet të sillen si burra shteti e të flasin hapur, ndërsa shtoi se duhet të zbatojnë marrëveshjen që nënshkruan në Ohër.

Në këtë takim kryeministri Rama është shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshin dhe kryenegociatoren e Shqipërisë më BE-në, Majlinda Dhukën si dhe nga një pjesë e kabinetit të tij qeveritar.

Axhenda
Sot dhe nesër Rama do të zhvillojë takime në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup e Podgoricë.

Në orën 16:00 kreu i qeverisë do të jetë në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ndërsa në orën 17:15 pritet të ketë një takim me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.

Megjithëse Albin Kurti refuzoi dje takimin me kryeministrin Edi Rama, ky i fundit në axhendën e publikuar sot, thotë se është ende në pritje të një konfirmimi zyrtar. Kjo pasi qeveria shqiptar i ka firmosur 13 marrëveshjet që pritet të nënshkruheshin në mbledhjen e 2 qeverive.

Pas Kosovës me datë 7 korrik, kryeministri Rama do të jetë në Bosnjë-Hercegovinë, ku do të takohet me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës.

Më pas do të ketë një konferencë për shtyp. Në Malin e Zi kreu i qeverisë, do të pritet në orën 13:45 me kryeministrin Dritan Abazoviç. Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, në orën 16:00.

Pas Malit të Zi, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim ‘tete a tete’ më presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, në orën 19:30. Në orën 20:00 pritet të ketë një takim me Vuçiç. Vizitën do ta përmbyllë me një darkë pune më presidentin serb.

Procesi i Berlinit
Procesi i Berlinit u vendos në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon. Samiti i nëntorit në Berlin përfaqëson, gjithashtu, ringjalljen e procesit, që kur kancelari Olaf Scholz drejton Qeverinë në Berlin. Sipas njoftimit, samiti i ardhshëm do të organizohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Kovaçevski: Procesi i Berlinit me rëndësi për Rajonin, Shqipëria ka mbështetjen tonë! Kurti e Vuçiç e të sille si burra shtetit e të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit

Dimitar Kovacevski në një konferencë për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama nga Maqedonia e Veriut i bëri thirrje palëve në Kosovë e në Serbi që të ndërmarrin hapa për deeskalimin e tensioneve. Kovaçevski u shpreh se ato duhet të sillen si burra shteti e të flasin hapur, ndërsa shtoi se duhet të zbatojnë marrëveshjen që nënshkruan në Ohër.
‘Në këtë rrugë të integrimeve Evropiane ne do të marrim hapa për evropianizimin. Gjatë Samitit në Berlin nënshkruam tre marrëveshje rajonale. Në këtë Samit që do të ndodhë në Tiranë siç i thash edhe Edit Shqipëria si kryesues dhe ai si kryeministër e kanë mbështetjen tonë në atë proces. Kjo është mirënjohje për vendin e për rajonin në tërësi. Procesi i Berlinit është i rëndësishëm për Rajonin, edhe për shkak të nismave që do të ndërmerren që kanë të bëjnë me energjetikën, digjitalizimin e infrastrukturën.Do ta reduktojnë hendekun midis vendeve kandidate, veçanërisht në rajonin e Evropës Juglindore. Në fund të ditës ajo që është më e rëndësishëm për qytetarët është gjendja ekonomike e sundimi i ligjit. Në këtë plan  mund të themi se këtë e bëmë edhe në kuadër të nismës Ballkani i Hapur që dha rezultate për tre shtete për Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi. Qytetarët presin më tutje që të ofrojë risi. Për mua është me rëndësi që kjo nismë tregoi se mes bashkëpunimit të përbashkët midis vendeve. Implementimin e marrëveshjes që arritën në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve. Ky është një proces që përfshin vendime në të dyja shtete fqinje, por politikanët duhet të sillem si burrë shtetas dhe tu qasen zgjidhjeve të hapuara e me dialog. Këtu flasim për ardhmërinë Evropiane, për procesin e filluar, për atë që Maqedonia e Veriut do të ketë delegacionin e vet në samitin e NATO-s.’- tha Kovaçevski.Rama: Së shpejti takim informal në Tiranë me miqtë e BE-së! Na duhen rezultate konkrete nga samiti i Berlinit në tetor në Tiranë
Në 16 tetor Shqipëria do të mikpresë samitin e Berlinit dhe kryeministri Rama tha se po punohet që ky samit të shënojë rezultate konkrete

“Po punojmë me karcelarinë në Berlin e po diskutojmë me Komisionin Europian në Bruksel” tha Rama në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut

Gjithashtu ai foli për një takim informal në Tiranë ku pritet të kenë prezentë dhe miq të BE-së

Së shpejti do të kemi një tjetër takim informal ku do të jenë prezentë miq të BE-së për të diskutuar konkretisht planin. Na duhet ky plan na duhet mbështetja dhe e meritojmë. Që të mos shihemi thjesht si ata që i bëjnë detyrat vetëm por dhe kontribuojnë. Sot më shumë se kurrë është e qartë se BE ka nevojë për ne siç kemi ne nevojë për ta”

TRENDING

Exit mobile version