17/06/2021 , 3:50

Turqia regjistroi mbi 6000 raste të reja dhe 94 viktima nga COVID-19

Ministria turke e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 6.169 raste të reja të koronavirusit, përfshirë 552 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka tejkaluar shifrën 5,2 milionë.

Numri i vdekjeve po ashtu është rritur në 47.976, me 94 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.

Në mbarë Turqinë gjatë 24 orëve të fundit betejën kundër koronavirusit e kanë fituar 7.617 pacientë, duke e çuar në mbi 5,1 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer mbi 55 milionë teste të dyshuara për COVID-19. Të dhënat e fundit tregojnë se aktualisht numri i pacientëve të prekur nga koronavirusi në gjendje kritike është 1.183.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin