Bota

Turqia shkëlqen në shitjen e dronëve, Indonezia i paguan…

Marrëveshja vjen pasi presidenti indonezian, Joko Widodo, paralajmëroi, në korrik, kabinetin e tij që të shfrytëzojnë buxhetin në mënyrë “të shëndetshme” teksa nënvizoi shpenzimet e mëdha nga agjencitë e sigurisë të vendit, duke përfshirë këtu edhe ministrinë e mbrojtjes.

Në janar, Ministri i Mbrojtjes, Prabowo Subianto, nënshkroi një marrëveshje prej 800 milionë dollarësh, për të blerë 12 avionë luftarakë Mirage 2000-5, blerje e cila u kritikua pasi avionët francezë konsideroheshin shumë të vjetër. Indonezia në shkurt bleu gjithashtu 42 avionë luftarakë Rafale për 8.1 miliardë dollarë, të cilët do të disbursohen në faza gjatë disa viteve.

Me 8.89 miliardë dollarë, ministria e mbrojtjes ka alokimin më të madh nga buxheti total i vendit këtë vit, sipas të dhënave të qeverisë. Marrëveshja me Turkish Aerospace me bazë në Anakara, u finalizua në shkurt dhe dronët pritet të dorëzohen brenda 32 muajve nga nënshkrimi. Marrëveshja përfshin gjithashtu trajnime dhe simulatorë fluturimi, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë

TRENDING

Exit mobile version