Pinknews

U abuzova seksualisht kur isha…

SHBA- Paris Hilton ka folur dhe njëherë për abuzimin seksual që ka pësuar në adoleshencë nga anëtarët e stafit në Shkollën Provo Canyon të Utah-s, të cilët sipas saj do të “kryenin me forcë kontrollet e qafës së mitrës” ndaj saj dhe studenteve të tjera femra.

“Shumë vonë natën, kjo do të ishte rreth orës 3 ose 4 të mëngjesit, ata do të më merrnin mua dhe vajzat e tjera në dhomë dhe do të bënin ekzaminimet mjekësore. Nuk e di se çfarë po bënin, por definitivisht nuk ishte mjek. Dhe ishte vërtet e frikshme dhe është diçka që e kisha bllokuar me të vërtetë për shumë vite,” pohoi Hilton, 41 vjeç.

Në një artikull të New York Times të botuar të martën, Hilton pretendoi se nuk ishte as me një mjek prezent, por ishin disa anëtarë të ndryshëm të stafit që do ti vendosnin të shtriheshin në një tavolinë dhe do ti fusnin gishtat nga poshtë. Ndërsa zëri i saj dridhej gjatë intervistës me video, Hilton vijoi dëshminë e saj duke kujtuar momente të cilat ajo i konsideron të frikshme.

E kisha bllokuar në mendje për shumë vite por po kthehet gjatë gjithë kohës tani, dhe unë mendoj për këtë. Dhe tani, duke parë pas si një i rritur, kjo ishte padyshim abuzim seksual.”- shtoi ajo.

Ylli i “Simple Life” detajoi gjithashtu përvojën e saj të tmerrshme në Twitter, duke shkruar se ajo u detyrua të shtrihej në një tavolinë, të shtrinte këmbët dhe t’i nënshtrohej një kontrolli të qafës së mitrës.

Unë qava ndërsa ata më mbanin poshtë dhe më thanë: “Jo!” Thjesht thanë: ‘Hesht.Rri e qetë. Ndalo së luftuari ose do të shkoni në Obs. Është e rëndësishme të hapeni për këto momente të dhimbshme, në mënyrë që të mund të shërohem dhe të ndihmoj t’i jap fund këtij abuzimi.“-shtoi ajo.

Hilton ka folur vazhdimisht për kohën e saj në shkollën e diskutueshme dhe të konviktit në të kaluarën, duke akuzuar publikisht llojin e institucionit që prezupozohej ta reformonte.

Kur ajo ishte 16 vjeç, Rick dhe Kathy Hilton dërguan vajzën e tyre më të madhe në shkollën Provo Canyon në Utah për shkak të natyrës së saj rebele. Ajo ishte atje për 11 muaj para se të kthehej në shtëpi. Në vitin 2020, Hilton publikoi dokumentarin “The Is Paris”, duke nxjerr një pamje më të qartë të rinisë së saj të trazuar dhe përvojës traumatike në shkollën e konviktit.

TRENDING

Exit mobile version