Aktualitet

U ekzekutua në burgun e Peqinit, familja refuzon të tërheqë trupin e Arben Lleshit

PEQIN- Instituti i Mjekësisë Ligjore i ka kërkuar leje për të varrosur trupin e Arben Lleshit, i cili u vra një muaj më parë nga Sokol Mjacaj në burgun e Peqinit. IML ka kërkuar leje nga Prokuroria e Elbasanit, pasi familjarët e Lleshit nuk kanë tërhequr trupin e pajetë të tij nga morgu.

Burime zyrtare pranë Morgut të Tiranës sqarojnë se trupi i pajetë i viktimës nuk u tërhoq nga familjarë për shkak të frikës së vijimit të sagës se hakmarrjes. Ndaj në këto kushte, sipas ligjit IML i është drejtuar prokurorisë me kërkese me leje për të vijuar procedurat për varrimin. Prokuroria e Elbasanit tha se do ta miratojë lejen dhe më pas është drejtoria përkatëse pranë Bashkisë që kryen varrimin e Arben Lleshit.

Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, ka qëlluar me armë zjarri ndaj të burgosurve Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi këtë të premte. Mjaçaj është konfliktuar me dy të dënuar të tjerë, Arben Lleshin dhe Indrit Shaqjen. Lleshi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Shaqja është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, i dënuari për vrasjen e dy të turistëve çekë mbajti peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë, të cilët u liruan pas disa orësh me ndërhyrjen e forcave të shumta policore dhe Renea, që kanë vënë nën kontroll situatën.

TRENDING

Exit mobile version