Kronike

U ekzekutua në Greqi, 41-vjeçari shqiptar i dënuar më parë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ekzekutimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku dy shqiptarë humbën jetën dhe një person i tretë mbeti i plagosur.

Mësohet se Kreshnik Çerçizaj, një nga viktimat, ishte dënuar në lidhje me një ngjarje në vitin 2002. Ai ishte dënuar me 18 vite burg për një tragjedi të ndodhur në kanalin e Otrantos, ku një skaf në pronësi të tij që transportonte klandestinë drejt Italisë, në përpjekje për t’i shpëtuar Guardia di Finanzias është përplasur dhe dy persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë u lënduan.

Ai kërkoi që të mos ekstradohej pasi do të gjykohej për arsye politike dhe se në burgun ku do të dërgohej në Shqipëri mbizotërojnë kushte çnjerëzore. Të dyja arsyetimet u hodhën poshtë nga gjykata greke e cila i quajti të pabazuara.

Ndërkohë, vendimi i dënimit të tij në Shqipëri u parashkrua pas ankimimeve të tij në Gjykatën e Apelit dhe atë të Lartë.

TRENDING

Exit mobile version