Rajon

U ekzekutua në mes të Athinës/ Çfarë u gjet në automjetin e viktimës?

Para pak policia greke hapi portbagazhin e BMW-së Vangjelis Zabunis, i cili u ekzekua në Athinë gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës.

Grupi hetimor thanë se në automjetin e viktimës u gjet një automatik kallashnikov me dhjetëra fishekë.

Ndërsa në trupin e viktimës u gjet edhe një pistoletë Glock, mirëpo goditja e papritur bëri që Zabunis të mos kishte asnjë shans për t’i përdorur armët për t’u vetëmbrojtur.

Pavarësisht se viktima ishte duke lëvizur me një “BMW” të blinduar, kjo nuk ka qenë pengesë për ekzekutorët, të cilët kanë përdorur plumba blindshpues kallashnikovi penetruar në xhamin e blinduar dhe lënë kapobandën greke të vdekur në vend./tch

TRENDING

Exit mobile version