Kronike

U gjenden kallashnikov dhe armë të ftohta, dy të proceduar

Dy shtetas janë proceduar nga Policia në Lushnje, dhe një tjetër është shpallur në kërkim nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Blutë bëjnë me dije se në kërkim është shpallur një 34 vjeçar pasi i janë gjetur në banesë kallashnikov, krehra dhe fishekë luftarakë.

Ndërsa procedimi ka nisur për një 22 vjeçar pasi i është gjetur në makinë një armë e ftohtë shkop bejsbolli, dhe për një 24 vjeçar pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një thikë.

“1.u shpall në kërkim shtetasi 34 vjeç, banues në fshatin Kasharaj, pasi nga kontrollet në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra me fishekë dhe 224 fishekë luftarak. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e 34-vjeçarit, shtetasin sepse dyshohet si bashkëposedues i armës dhe municionit;

2.u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 22 vjeç, banues në fshatin Kosovë e vogël, pasi nga kontrolli në automjetin pa targa, që drejtonte, u gjet një armë e ftohtë (shkop bejsbolli).

3.u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet një mjet prerës (thikë),- njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version