Kronike

U gjet e mbytur në plazhin e Durrësit, policia identifikon 53-vjeçaren

Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me gjetjen e trupit të pajetë të një gruaje në plazhin e Durrësit, mesditën e sotme.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shtetasen me iniciale A.L., 53 vjeçe nga Tirana.

53-vjeçarja dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, pasi nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases A. L., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det. Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

TRENDING

Exit mobile version