Kronike

U gjet i masakruar me thikë dhe i zhveshur në pyll, zbardhet vrasja e Bledar Dedjes

Hetimet për vrasjen e shqiptarit, Bledar Dedja në Itali kanë përparuar dhe tanimë ka një autor të dyshuar të krimit.

39-vjeçari shqiptar u masakrua me thikë dhe u gjet gjysmë i zhveshur në një zonë të izoluar  në Treviso më 21 janarin.

Në lidhje me ngjarjen policia ka vënë së fundmi në pranga një 17-vjeçar.

Trupi i pajetë i Dedjës u gjet nga një mik i tij, ndërsa ishte i larë më gjak pak metra larg automjetit të tij tip “Mercedez Benz B-Class”, i braktisur.

Dedja kishte marrë shumë plagë në trup, madje kishte shpuar dhe mushkëritë.

Gjatë autopsisë janë bërë analiza për të konstatuar nëse viktima ka pasur marrëdhënie seksuale para se të vritej. Në të kaluarën, Dedja pasur probleme familjare të lidhura me gjoja “jetën e tij të dyfishtë”, të lidhura gjithashtu me zbulimin e disa  bisedave erotike.

Ndaj nuk mund të përjashtohet që i mituri i dyshuar për vrasjen të ketë rënë në kontakt me Dedja pikërisht përmes këtyre muhabeteve.

TRENDING

Exit mobile version