10/06/2021 , 9:55

U gjet i vrarë, Fjolla Morina tregon lidhjen me ish-shefin e anti-drogës: Humbje e madhe

Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar përmes një postimi në “Instastory” në lidhje me gjetjen e trupit të pajetë të ish-shefit të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç.

Morina ka zbuluar miqësinë e ngushtë me të ndjerin si dhe i ka shprehur ngushëllimet famijarëve të tij.

“Miku im i Dolfi shumë vështirë po e kam të shkruaj për ty. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Një humbje e madhe për ne. Kujtimi i tij do të jetë në zemrat tona. Ngushëllime”, shkruan Fjolla në Instagram.

Nga ana tjetër kujtojmë se Rudolf Elezoviç humbi kontaktet me familjen e tij më 27 maj të këtij, në mes të kufirit të ujor të Shqipërisë me Malin e Zi, në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna.

Më herët u dyshua se zhdukja e ish- shefit të Antidrogës në policinë kufitare të Ulqinit kishte të bënte me aksionin policor “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së.

Pista e radhës ku u ngritën dyshimet, ishte se Elezoviç mund të ishte larguar me letra false drejt SHBA-ve, për shkak të përfshirjes në rrjetin kriminal. Megjithatë, do jetë autopsia ajo që do të hedhë dritë mbi krimin e rëndë.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin