U kap duke bërë ndërtim pa leje, arrestohet 44-vjeçari në Elbasan

Një 44-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi është konstatuar duke kryer ndërtim pa leje e organeve përkatëse.

Po ashtu policia raporton se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake Elbasan.

“Është arrestuar në flagrancë shtetasi S.Ll., 44 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, pasi është konstatuar duke kryer ndërtim pa leje e organeve përkatëse. Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake Elbasan, shtetasit P. Gj”, njofton Policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin