Kronike

U kap duke marrë kokainë në port, ja me sa vite burg dënohet shqiptari

Gjykata e Middleburg në Holandë ka dënuar me dy vite burg një 36-vjeçar shqiptar pasi tentoi të merrte 33 kilogramë kokainë nga një kontejner në portin e Vlissingen.

Arrestimi i tij është bërë më 16 prill së bashku me një person tjetër, pasi autoritetet vunë re lëvizje të dyshimta të një makine në portin e Vlissingen-Oost, shkruajnë mediat vendase.

Pa arrestimi 36-vjeçari nga Shqipëria, pranoi para hetuesëve se kishte planifikuar të merrte drogë nga një kontenier dhe më pas të largohej, pasi nuk mund të hynte në zonën e portit.

Shqiptari nuk është i panjohur nga drejtësia holandeze, pasi u dënua gjithashtu me 21 muaj burg në vitin 2020 për trafikim të drogave të forta dhe posedim të armëve të zjarrit.

TRENDING

Exit mobile version