Digital Clock
8:10:45

U kap duke transportuar dy sirianë kundrejt pagesës, pranga të riut

Një 26-vjeçar u kap në flagrancë duke transportuar 2 shtetas sirianë, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se në kërkim policor 29-vjeçari, i cili dyshohet se është organizator i kësaj veprimtarie kriminale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet K. G., banues në Kukës.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Vangjel Noti” Laprakë, duke transportuar dy shtetas sirianë të cilët kishin hyrë në mënyrë të rregullt nga aeroporti i Rinasit dhe po tentonin të largoheshin në mënyrë të paligjshme nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. S, 29 vjeç, i cili dyshohet se është organizator i kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

Kliko tani per te perfituar nga Oferta!

Related Posts

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist