Kronike

U kap me çantën plot me kanabis, arrestohet 25-vjeçari në Kurbin/ EMRI

Policia ka arrestuar një 25-vjeçar në Kurbin për drogë. Besnik Ndreca sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë në anë të rrugës, një çantë brenda së cilës u gjetën 3 kilogramë e 165 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas do të transportonte një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me qëllim shitjen e saj, kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli”, për ndalimin e këtij shtetasi.

Në fshatin Delbnisht, Kurbin, është lokalizuar dhe ndaluar shtetasi B. N., i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë në anë të rrugës, një çantë brenda së cilës u gjetën 3 kilogramë e 165 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi B. N., 25 vjeç, banues në fshatin Delbnisht, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lënda narkotike dhe një aparat celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version