Kronike

U kap teksa i shiste kokainë një personi, arrestohet 24 vjeçari shqiptar në Itali

Një 24 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane gjatë një operacioni antidrogë në Terni della Finanza. I riu u kap teska po i shiste kokainë një personi.

Gjatë kontrollit që u bë në shtëpinë e shqiptarit, u gjetën 103 gramë kokainë dhe 3485 euro që dyshohet se vinin si rezultat i veprimtarisë kriminale.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruarn në banesë, dy celularë, një tabletë, dy peshore precize dhe material ambalazhimi për lëndën narkotike

I riu u dërgua në paraburgim në ndjekje të procedurave penale ndaj tij.

TRENDING

Exit mobile version