Sport

‘ U largova për shkak të Contes’

Diego Costa mori një pritje të ngrohtë nga Stamford Bridge, ku luajti me ekipin e tij të ri në humbjen 3-0 nga Chelsea.

“Ishte vërtet e veçantë. Ndjej se kam bërë një punë të mirë dhe kam lënë kujtime të bukura. Nuk kam asgjë për t’u ankuar, tifozët gjithmonë më kanë trajtuar mirë.

Problemi ishte me trajnerin Conte. Ai nuk llogariste më dhe unë nuk mund të qëndroja. Nuk varej nga unë. Ne kemi pasur prova që fansat kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe më kanë dashur”, është shprehur Diego Costa.

TRENDING

Exit mobile version